Gazmend Hoxha është zgjedhur drejtori i ri i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës në mbledhjen e Qeverisë të mërkurën.
Qeveria miratoi rekomandimit e ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla, për ta zgjedhur Hoxhajn në krye të Policisë.
Zëvendësministri i Brendshëm, Bardhyl Dobra, ka thënë se për këtë pozitë kanë aplikuar pesë kandidatë, prej të cilëve tre kanë hyrë në listë të ngushtë.
Mes Gazmend Hoxhës, Granit Fetahut dhe Bahri Shalës, Ministria e Brendshme rekomandoi Hoxhën që ta udhëheqë Policinë e Kosovës.
Hoxhaj do ta zëvendësojë Samedin Mehmetin në pozitën e drejtorit. Mehmeti pati dhënë dorëheqje në gusht të vitit kaluar pas rastit të dhunimit të një 11-vjeçareje në Prishtinë. Ai ishte emëruar drejtor i Policisë në kohën kur Qeveria udhëhiqej nga Avdullah Hoti.