Për me pak se një muaj në Komunën e Rahovecit 34 zona u kapluan nga zjarri. E të gjitha këto zjarre sipas shtabit të zjarrfikësve në këtë qytet u shkaktuan nga dora e njeriut. Ekspertët kërkojnë nga qytetarët te kenë më shumë kujdes pasi rrezikohet edhe jeta e njerëzve në vendbanimet për rreth vatrave të zjarrit.
Zona të shuma fushore e malore u përfshinë nga zjarri këtë vit në Komunën e Rahovecit.
Për me pak se një muaj në 34 zona shpërthyen zjarret.
Madje brenda ditës zjarrfikësve iu dashtë të intervenonin dy- tri herë brenda ditës gjatë kësaj sezone.
“Dy tre intervenime gjatë ditës, zjarret malorefushore. Shkaktarët kryesor janë dora e njeriut, 99% janë dora e njeriut. Në të gjitha fshatra prej Pptorushe, Ratkoc”, tha Niki Kollari nga shtabi i zjarrfikësve në Rahovec
Detaje për këto zjarr dha edhe drejtoresha për emergjenca në komunën e Rahovecit, Besmire Bytyqi.
“ Nga data 1 korrik ne kemi pasur 34 raste të zjarreve që për qytetin tonë janë një numër jashtëzakonisht i madh, vlen të theksohet se kemi pasur një rast të zjarrit ndërmjet maleve të Optorushës një fshati Rahovecit, Malishevës dhe Suharekës, ku zjarrfikësit kanë qëndruar një ditë gjatë terë ditës dhe një ditë kanë shkuar në mëngjes dhe në mbrëmje për ta fikur zjarrin”, ka thënë Besmire Bytyqi, drejtoreshë për Emergjenca në Rahovec.
Eksperti i emergjente Tahir Ahmeti tregon faktorët që po shkaktojnë këto zjarre në Kosovë.
Qytetarët duhet të vetëdijesohen që në këto temperatura të larta të kenë kujdes qoftë nga pakujdesia e tyre mund të ndodh një zjarr i madh që pastaj mund të ndizen hektarë të tërë të pyjeve siç ka ndodhur në të kaluarën, gjithashtu mund të rrezikohet flora dhe fauna pastaj të ndotët ambientit dhe çka është më e rëndësishmja mund të rrezikohet jeta e qytetarëve”, ka thënë ai.
E jo vetëm në Rahovec, edhe komuna e Suharekës e ajo e Gjakovës së fundmi u përballën më këtë fatkeqësi./teve1/