Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL e UÇK-së) do të mbajë sot një konferencë për media në Tiranë, me fillim nga ora 12:00.
Ende nuk është bërë e ditur tema apo arsyeja e kësaj konference, por ajo vjen në një moment simbolik dhe me mesazhe të forta vizuale në rrugët e kryeqytetit shqiptar.
- Reklama -
Gjatë ditëve të fundit, në rrugët kryesore të Tiranës janë vendosur billborde të shumta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen në paraburgim në Hagë. Mesazhi “Liri për çlirimtarët”, i shoqëruar me fotografitë e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, ka qenë i pranishëm në pika të dukshme të qytetit.
- Reklama -