- Reklama -

2,069,098 persona me të drejtë vote në zgjedhjet lokale të 12 tetorit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur për certifikimin e listës së votuesve për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 12 tetor.

Vota e vetme kundër certifikimit ishte e asaj të anëtares së Listës Serbe, Gordana Llaban.

- Reklama -

Sipas listës, numri i përgjithshëm i qytetarëve me të drejtë vote është 2 milionë e 69 mijë e 98 votues.

Numri i qytetarëve me të drejtë vote në vendovtime në Republikën e Kosovës është 2,025,105, ndërsa numri i qytetarëve të regjistruar për të votuar me postë nga jashtë Kosovës është 43,993 votues.
Procesi zgjedhor në Republikën e Kosovës do të organizohet në 938 qendra votimi me gjithsej 2,625 vendvotime.

U miratua dizajni i fletëvotimeve dhe broshurave. Anëtarët e KQZ-së nga radhët e Vetëvendosjes, Sami Kurteshi e Alban Krasniqi, abstenuan duke thënë se do të miratojnë vetëm fletëvotimet ku nuk figuron Lista Serbe.

Ndryshe, Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) ka nisur mbledhjen e sotme me debate të nxitura nga Lista Serbe në lidhje me pikat e rendit të ditës.

Anëtarja e kësaj partie në KQZ, Gordana Llaban, u ankua për marrjen me vonesë të materialit duke kërkuar shtyrjen e takimit ose mbajtjen e takimit pa praninë e saj.

“Pesë minuta para takimit ma keni dhënë tabelën. Kjo është arsyeja pse nuk kam ardhur në takim. Nuk dua të kem konflikt me askënd”, ka thënë ajo.

Anëtari i KQZ-së nga LDK-ja Sami Hamiti ka hedhur poshtë pretendimet e anëtares së Listës Serbe duke thënë se puna e KQZ-së është transparente.

“Qetësohu, s’ke nevojë të bëhesh nervoz…Asnjë dilemë nuk e kemi atë punë, e kemi vendosur sipas ligjit për zgjedhje…S’keni dashur të merrni pjesë”, ka thënë Hamiti.

Në debat u përfshi anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Krasniqi, duke thënë se e gjithë kjo është pasojë e vendimeve të gjykatave të Kosovës.

“I gjithë ky debat është shkak e pasojë e vendimeve jokushtetuese e joligjore të gjykatave tona. Kurgjo tjetër…Tash normalisht edhe Kushtetuesja, del e ndal një Parlament dhe i bllokon institucionet tona”, tha Krasniqi. “…Ju jeni përfaqësuese e një subjekti që është i përfshirë në aktivitete terroriste…Ju edhe në shkurt, por edhe tash jeni duke përfaqësuar për t’i shkelur të gjitha subjektet e tjera të komunitetit serb…Arsyeja e vetme pse kërkohet numër më të madh që këta (Lista Serbe) ta kenë, është për të vazhduar terrorin që ia bëjnë komunitetit të tyre”./KSP

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort