- Reklama -

Jasharaj: Qeveria Kurti s’deshi dialog, s’i përjashtojmë protestat e grevën

Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj e ka akuzuar Qeverinë në detyrë të udhëhequr nga Albin Kurti për mungesë të dialogut me sindikatën.

Në një konferencë për media të mbajtur të premten Jasharaj ka thënë se katër vjetët e kaluara ishin më të zorshmet për SBASHK-un sepse sipas tij, qeveria Kurti nuk deshi dialog.

- Reklama -

Ai ka thënë se ministrja në detyrë e Arsimit Arbërie Nagavci ka treguar mungesë të vazhdueshme të gatishmërisë për dialog me ta.

Jasharaj ka theksuar se nga shtatori mund te kenë probleme sepse siç ka theksuar, nuk e dimë kujt duhet t’i drejtohen me adresa të sakta për problemet e tyre.

Ai ka folur edhe për kongresin e mbajtur të SBASHK-ut, duke thënë se aty janë dakorduar që të ndjekin rrugën e dialogut.

“Lidhur me pyetjen se çka tash e tutje, u tha në kongres që të ndjekim rrugën institucionale duke i dhënë hapësirë dialogut, urojmë që qeveria e re të mos ketë qasje të njëjtë. Shumë çështje kanë mbetur të papërfunduara”, ka  theksuar Jasharaj.

Ai ka shtuar se nuk e kanë përjashtuar edhe mbajtjen e protestave e të grevave nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh.

“Nuk përjashtohen edhe veprimet e mëtejshme me protesta, pa përjashtuar edhe grevën e përgjithshme që mund të ndodhë në shtator në qoftë se krijohen institucionet dhe e vazhdojnë të njëjtën qasje … Kongresi u ka dhënë autorizim organeve që të veprojnë sipas situatës”, është shprehur Jasharaj.

Ndër ankesat që ai i ka përmendur ka qenë ajo që koeficienti i pagës për punëtorët e arsimit nga “janari i vitit 2024 nuk është rritur as sa është rritur inflacioni”./KOHA/

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort