Distria Krasniqi kalon në gjysmëfinale të Lojërave Olimpike, Kurti: Vetëm 39 sekonda, si është e mundur?

Distria Krasniqi ka arritur të kualifikohet në gjysmëfinale të Lojërave Olimpike, duku e mposhtur xhudisten nga Izraeli me Ippon, raporton Sinjali.

Edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka reaguar pasi xhudistja kosovare, Distria Krasniqi shënoi fitoren e parë në Lojërat Olimpike dhe u kualifikua për në çerekfinale të xhudos, raporton Sinjali.

Kurti shkruan se disa ndeshje të xhudos po zgjasin më shumë se 4 minuta, po ai habitet se si Distria e mbylli ndeshjen brenda vetëm 39 sekondave.

“Disa ndeshje të xhudos në Paris po zgjasin më shkurt se katër minuta. Ndonjëra rrallë rreth një minut. Njëra prej tyre as një minut, vetëm 39 sekonda! Si është e mundur? Distria Krasniqi, Republika e Kosovës”, shkroi Kurti në ‘Facebook’.

Distria Krasniqi ishte e jashtëzakonshme në rundin e parë, ku fitoi me Ippon luftën ndaj xhudistes nga Idonezia, Maryam March Maharani./GazetaSinjali/

Next Post

Të Fundit

isim değiştirme