Sot janë bërë 15-vjet që kur Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë ka shpallur vendimin këshillëdhënës, sipas të cilit Deklarata e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës nuk ka shkelur të drejtën ndërkombëtare.
E lidhur me këtë sot Ambasada e Kosovës në Hagë ka publikuar një video-dokumentar ku janë përmbledhur pjesë nga ky proces, si një reflektim 15 vjet pas.
“Në këtë përvjetor historik, ne me krenari paraqesim një dokumentar video special që reflekton mbi Opinionin Këshillimor të vitit 2010 të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë mbi Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës. 15 vjet më vonë, rëndësia e tij ligjore, politike dhe diplomatike vazhdon të formësojë diskursin ndërkombëtar”, thuhet në postimin në Facebook.