130 ushtarë kroatë, prej tyre gjashtë gra, do të vijnë sot për t’iu bashkuar KFOR-it në Kosovë, njoftoi Ministria e Mbrojtjes së Kroacisë.
Ata do të nisen në Kosovë me një ceremoni e cila do të mbahet sot nga ora 10:30 në kazermën 132″ Brigada e Ushtrisë Kroate”, në Nasice.
Ky është kontingjenti i 36-të me ushtarë kroatë që janë pjesë e NATO-s dhe nisen për të shërbyer në Kosovë.
Në ceremoni do të marrë pjesë edhe ministri kroat i Mbrojtjes, Mario Banoziq.