Njëra nga gratë më të moshuara në Kosovë, siç njihet në Istog Nëna Timë, i është drejtuar qendrës së votimit për të shfrytëzuar të drejtën e saj për votim.
Gruaja njëshekullore, saktësisht 103-vjeçare, ka dalë për të votuar, e lajmin e ka bërë të ditur një i afërm i saj, në profilin e tij në Facebook.
- Reklama -

Timë Shtari (Nëna Timë), u bë personazh i njohur për publikun pasi ajo kishte rrëfyer se familja e kishte fejuar kur ishte 1-vjeçe.
- Reklama -
